Art Kontakt është një organizatë jo-fitimprurëse me qendër në Tiranë e cila në 7 vitet e fundit ka organizuar dhjetra aktivitete të sukseshme në fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Veprimtaria e tyre e fundit përqendrohet në zhvillimin e aktiviteteve shkollore që ndërlidhin artin dhe kritikën sociale.
Projekti Shkolla: Një Ambjent Komunitar Miqësor për të Rinjtë ose ndrysheShkolla Krijuese synon të inkurajojë dhe trajnojë studentët e shkollave të mesme në qytete të ndryshme të Shqiperisë të vënë në dukje dhe trajtojnë probleme sociale hasur nga qytetarët e komuniteteve përkatesë nëpërmjet mediave artistike Fotovoice dhe Grafit Mural.
Veprimtaria do të realizohet gjatë muajve të janarit, shkurtit dhe marsit në shkollat në vijim:
1. Shkolla e Mesme Kristoforidhi [Elbasan]
2. Shkolla e Mesme Naim Frashëri [Durrës]
3. Shkolla e Mesme Skënderbeu [Krujë]
4. Shkolla e Mesme Aleks Buda [Tiranë]
5. Shkolla e Mesme Gramoz Palushi [Tiranë]
INFORMACIONE MBI TEKNIKAT E PËRZGJEDHURA
Fotovoice dhe Grafiti Mural janë dy teknikat të cilat nxënësit e shkollave të mesme do të përdorin për të komunikuar pikëpamjet dhe kritikat e tyre nën kujdesin dhe udhëheqjen e trajnereve.
Fotovoice
Fotovoice është një teknikë që kombinon fotografinë, shkrimin dhe kritikën sociale. Ajo është përdorur në nivel mbarë-botëror nga komunitete specifike [si përshembull të rinjtë, minoritetet etnike apo fetare, refugjatët etj. ] për të evidentuar dhe komunikuar pikëpamjet e tyre mbi ato problematika hasur në jetën e përditshme.
Të pajisur me aparate dixhitale, nxënësit e shkollave të mesme do të evidentojnë problemet dhe vështirësive sociale që shqetësojnëkomunitetet e tyre dhe do t’i prezanotjnë ato nëpërmjet imazhit fotografik dhe tekstit. Temat qe secili grup (4-5 nxënës) do të trajtojë, do të diskutohen dhe vendosen bashkarisht me mbikëqyrësit e projektit.
Secili grup pritet të kontribuojë 20 foto që trajtojnë një temë të caktuar, dicitura mbi fotot e përzgjedhura dhe një tekst përfundimtar mbi tëmën e tyre.
Grafit Mural
Teknika tjetër që do të përdoret është Grafiti Mural. Një grup tjetër prej 15-20 nxënësish nga cdo shkollë do të vizatojnë ambiente urbane apo shkollore jo vetëm për t’u dhënë jetë këtyre ambienteve por edhe për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi një temë apo tema sociale të përzgjedhur nga vetë ata.
BLOGU DHE EKSPOZITAT PËRFUNDIMTARE:
Zhvillimi i aktivitetit të cdo shkolle do të shpaloset edhe në virtualitet në mënyrë që nxënësit e secilës shkolle të familjarizohen me projektet e pjesëmarrësve të shkollave të tjera si edhe të njihen dhe komunkojnë me ta.
Planifikohet, gjithashtu, që të mundësohen edhe ekspozita të projekteve të studentëve të cilat do të jenë të hapura për gjithë komunitetin.