Mungesa e hapsirave sportive dhe kulturore. [“Naim Frashëri”, Durrës]


Nxënësit e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës kanë realizuar një punë të shkëlqyer, duke përdorur teknikën e photovoice-it, me anë të së cilës kanë hedhur një vështrim kritik mbi situatën e hapsirave sportive dhe kulturore. Nxënësit plotësisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë e hapsirave të tilla, japin shëmbuj reale nga qyteti i tyre dhe prezantojnë një dosje fotosh të konceptuara më së miri nga ata vetë. Lexim e shikim të mbarë!

Mungesa e hapsirave sportive dhe kulturore.

Sporti dhe formimi kulturor është shumë i rëndesishëm për cdo individ. Sporti bën që trupi ynë të jetë i shëndetshëm, kultura bën që shpirti ynë të jetë i mbushur me shumë dashuri dhe gëzim. Që të ekzistoje lumturia fizike dhe mendore, duhen patjetër krijuar hapësirat e duhura ku te mundësohet ky aktivitet.

Ne qytetin e Durrësit, keto hapësira të lënë për të dëshiruar. Duke filluar që me bibliotekën e cila pak kohë më parë pësoi një shembje të pjesshme, ambientet e saj tepër të vogla dhe kushtet jo komode të ruajtjes së librave, ndonëse punonjësit e kësaj biblioteke bëjnë një punë të shkëlqyer. Vazhdojmë me fushen e sportit e cila kohët e fundit është shpërfytyruar, duke u kthyer në gërrmallë. Mungojnë gjithashtu pajisjet sportive në palestrat e shkollave. Ndihet pa masë mungesa e kinemasë së qytetit, ekspozitave të fotografive apo klubet kulturore të të rinjve. Eshtë shumë e rëndësishme që të mos harrojmë as personat me aftësi të kufizuar të cilet nuk kanë fushat e tyre të sportit. Me gjithë ndertimet e shumta që po bëhen këto kohë në Durrës, mungojnë projektet sportive apo kulturore. Cdo njeri prej nesh do të preferonte që pasi kthehej nga puna, të kryente një aktivitet sportiv, për të dalë nga jeta sedimentare apo të ndiqte një shfaqje kultuore për të ndjerë kënaqësinë estetike të artit. Mungesa e këtyre hapësirave sjell që shumë adoleshente dhe të rritur të drejtohen në lokale duke i pushtuar masivisht ato, e duke shpenzuar shumë kohë e para, të cilat mund të investoheshin shumë mire në një projekt më largpames. Ekziston mundësia që gjatë lojërave të ndryshme fëmijet të pësojnë dëmtime fizike apo aksidente të tjera që mund t`i kushtojnë jetën. Të tjerë femijë mbyllen në shtëpitë e tyre pa patur mundësi të shijojnë bukurinë e moshës. Pamundesia financiare bën që talente të ndryshme të mbeten të pa zbuluar, ose të shuhen sikur të mos kenë ekzistuar kurrë, kjo si pasojë e mungesës së këtyre kurseve falas. Nuk duhet harruar të përmendim se vlerat kulturore, që mbrohen nga shteti, ka kohë që dëmtohen pa kriter, e asnjë masë nuk merret për ndalimin e tyre.

Për një shoqëri të formuar denjësisht që rrit individë të aftë për të ardhmen, të shëndetshëm është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohen të gjitha mundësite për bërë të mundur krijimin e ambjenteve të përshtatshme dhe tepër të domosdoshme të Sportit dhe Kultures. Ka elementë tepër interesant që po na tregojnë vlerat e tyre dhe jemi ne ata, që duhet t`i përkrahim e t`i japim këtyre përsonave mundësitë e duhura, që më pas të krenohemi dhe përfaqesohemi denjësisht në mbarë botën.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s