Category Archives: “Aleks Buda” Tiranë

Opinione nga Aleks Buda.

Shkolla "Naim Frashëri" (c) Edrin Koleka , Art Kontakt

Siç dihej, do të ishin disa shkolla të cilat do të perfshiheshin në eksperiencën krijuese të Art Kontaktit.
Projekti është spostuar gjatë javëve të fundit në shkollat “Naim Frashëri”, Durrës, dhe “Aleks Buda”, Tiranë. Mund të shihni fotot e këtyre javëve në flickr. Më poshtë do mund të lexoni disa komente nga studentet dhe profesorët e shkollës së mesme “Aleks Buda”, Tiranë. 

Shkolla "Naim Frashëri" (c) Edrin Koleka, Art Kontakt.

Alba Mollaj: Hera e parë që bëj grafit mural, kam një lloj prirje për pikturë. Më pëlqen të përdor ngjyren e zezë dhe të kaltër. Këtë e kam paraqitur edhe tek figura e globit, që përcjell mesazhin e një planeti të shëndteshëm dhe pa drogë.

Arjana Ukshimi: Në imazhin tonë paraqesim lënien pas dore të librave dhe marrjen me fenomene negative që karakterizojnë sot jeten e të rinjte, si dhuna droga, abuzimi.

Françeska Ndoci (pjesëtare e grupit që trajton tematiken e mjedisit):

“Ideja e këtij projekti është e bukur, fantastike. Preferojmë të bëjmë një qasje kritike , jo vetem gjërat e bukura. E bukura është lehtësisht e përceptueshme. Duhen evidentuar dhe fenomenet negative që të bëhemi të ndërgjegjshëm”

Albjon Kolndreu (profesor i filozofisë):
Imazhet estetike janë efikase në përcjelljen e mesazheve sociale. Më pëlqen më shumë imazhi i ‘Shqiponjes’, që jep ndjenjen e përkatësisë kombëtare. Po ashtu më duket e bukur ‘Pema dhe Paqja’.
Mendoj se është shumë e rëndësishme futja laboratoreve të prodhimit të artit në shkollat e mesme.