Category Archives: Art Kontakt

Shkolla krijuese në Promo Zone

Intervista e Andi Tepelenes në PROMO ZONE, Tv Klan, rreth aktivitetit të shkollës krijuese.
Shikim të këndshëm! 🙂

Dita e fundit e Shkollёs Krijuese

Shihemi nё projekte tё tjera!
Keni qёnё tё mrekullueshёm!  🙂

Ekspozitë Arti – Shkolla Krijuese

Ditën e Enjte, datë 21 Prill, ora 11.00-13.00
Në Akademine e Arteve, (salla Lektorium) do të zhvillojmë aktivitetin përmbyllës të projektit.

Ju mirëpresim të gjithëve.
Eventi ne Fbook.


Programi i aktivitetit

1-Ekspozita me Fotot më të mira të kryera nga grupet e ndryshme të shkollave pjesmarese në projekt.

2-Projeksione të disa filmimeve në momentet e implementimit të projektit me graffite, montazhe në video, foto etj

3-Performancë muzikore me artistin Ilirian Pema i cili do te luaj muzikë tribale me instrument të vacantë të indigjenëve australianë, si dhe do të nderthuret vecantia e kësaj  muzike me grafitet e lashta.

4-Performancë ne pikturë e artistit Robert Aliaj Dragot, ku do te pikturojë së bashku me të rinjtë pjesmarrës në aktivitet.

5-Shpërndarje e çmimeve për fituesit në Graffit dhe Photovoice

Në fund do të ofrojme një kokteil për pjesëmarrësit.

 

Nxënësit e Naim Frashërit rrëfejnë eksperiencën e tyre.

Pasi kanë marrë pjesë në projektin “Shkolla Krijuese”, nxënësit e “Naim Frashëri”-t në Durrës rrëfejnë eksperiencën e tyre. Ky projekt vazhdon të pritet me entuziazem nga shkollat, e veçanerisht nga nxënësit, të cilët me suportin e shkëlqyer të stafit të Art Kontakt dhe mbështetjen e mësuesve dhe instancave të përfshira ne projekt, kanë krijuar një atmosferë jo vetëm argëtuese por nxitëse dhe edukuese. Eksperienca të tilla vetëm sa u vijnë në ndihmë të gjithë nxënësve pjesëmarrës, të cilëve u ofrohet një tjetër eksperience, për shumë nga ata, e re, që mund t’i ndihmojë apo perforcojë zgjedhjet për të ardhmen akademike tyren, pasiqë të gjithë ata janë maturante.

Grafit mural

Nevila & Eri:
(Ndërhynë me grafit në bunkeret e shkollës dhe bënë figura tribale.) Për ne është hera e parë që bejmë grafit, interesante, cool.. konturet i bem ne, perzgjodhem ngjyrat kuq e zi..”

Ina, Klesja & Ema:

Ne konceptuam stemën e shkollës, e idealizuam.. Bemë gërmën N si formë qiriu, me idenë e rilindasit të madh që iluminon, dhe gërmën F si flamur.


Denora & Bianka:

Ne realizuan Aids-in dhe Engjëllin. Eshtë hera e parë që bëjmë grafit. Denora e ideoi vetë, pa ndihmën e trajnueses. Në këtë punim grafiti bie në sy imazhi i femrës fashion të shkatërruar nga droga. Kurse Engjëllin e realizuam bardh e zi.

Juliana & Kristina:

Figura jonë frymëzohet nga kubizmi. Skicën e morëm të gatshëm. Në kete punim permblidhet koncepti bazuar në  IDI, EGO, SUPER EGO..

Arjola:

Tema figurative është DROGA. Kafkat simbolizojnë vdekjen. Kam vizatuar dhe më parë, por jo në përmasa muri.

Agisa, Maris, Eriseld & Ilirian:

Tema është Muzika, MTV dhe veglat muzikore. Eshtë hera e parë për ne dhe figuren e konceptuam vete.


Fotovoice

Jorida (grupi Heard Beat):

Eshtë projekt shumë i bukur, pervoje e paprovuar më parë. Bëra fotografi tek kodrat e Viles të Zogut. Koncepti im i të dokumentuarit me makinen fotografike ishte ai i risjelljes ne kujtese te veçante te adoleshences time.

Adrian Gurra:
Drejtor i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Durrësit


Na intereson perceptimi  per fenomene te caktuara negative ne qytet i ketyre nxenesve në mënyrë që të përmirësojmë punën tonë si bashki, se si mendojne ata per fenomene situata urbane.

Monada MYSHKETA:
Drejtoresha e Naim Frashërit

Projekt që entuziazmoi nxënësit, stafin akademik dhe mua personalisht pasi nxjerr në pah aftesi, talente dhe kendvështrime interesante të nxënësve te maturuar në shkollën tonë.

Andi Tepelena per ETV

Andi Tepelena per ETV (Televizioni lokal i Elbasanit)

“Të rinjtë kanë një imagjinatë që duhet stimuluar në  çdo fushë të artit.Stimulimi i imagjinatës vizuale është shumë i rëndësishëm për ta në mënyrë që të shprehin dëshirat, gëzimin, trishtimin, ankthet, të rebelohen kundrejt një fenomeni të padrejtë. Me anë të dy teknikave artistike, fotografisë dhe grafitit mural, ata pikasin ndjesitë, dëshirat apo talentin e tyre, duke shpalosur çka i bën përshtyje nga realiteti përditshëm, duke e shndërruar në një kërkim të së bukurës, dhe duke shprehur një vizion për botën ku jetojnë. Pikërisht ky projekt synon të nxisë kreativitetit tek të rinjtë e shkollës “Kristoforidhi” në Elbasan, për ti bërë pjesë të një  rrjeti sa artistik po aq social së bashku me shkollën Naim Frashëri në Durrës, Aleks Buda dhe  Ibrahim Rrugova në Tiranë.”