Category Archives: “Kristoforidhi” Elbasan

GRUPI “Peace & Love nga Elbasani

Grupi “Peace & Love” nga Elbasani ka pergatitur esene e tyre rreth temes se trajtuar me tekniken Photovoice.

PAQE DHE DASHURI PER CDO KAFSHE
Ne kemi  luftuar gjate  shume shekujsh  per te pasur paqe dhe harmoni ne jeten tone por nuk arrijme ta kuptojme qe dhe kafshet do te benin te njejten gje po te kishin mundesi .Te dhunosh nje kafshe do te thote ti shkaktosh dhimbje duke  e bere te vuaje .Dhuna ndaj kafsheve ka ardhur ne rritje  ne shoqerine  e sotme . Kafshet goditen dhe vdesin urie cdo dite si pasoje  e pronareve te pashpirt . Mizoria  ndaj kafsheve shfaqet ne shume forma si :perdorimi ne kerkime shkencore,braktisja dhe keqtrajtimi . Thjesht duke ecur neper rruget e qytetit  veme re shume kafshe qe jetojne ne kushte jetese te mjerueshme .Mosperfillja me te cilen njerezit I shikojne keto kafshe ,thuajse sikur nuk ekzistojne eshte me te vertete  e paperceptueshme . Cdo dite ne ndeshemi me kafshe te mjeruara. Keto kafshe jane te tmerruara nga cdo kalimtar , nga cdo levizje e tyre .Ato jetojne cdo dite te frikesuar nga gjithshka  qe I rrethon .Ato lendohen pafundesisht pa mundur te vetembrohen . Kjo nuk eshte menyra per te treguar superioritetin tone . Le te mendojme per menyren se si ai ose ajo ndihet ,se sa eshte duke vuajtur ne brendesi …

Cdo dite ne Shqiperi kafshet goditen , lihen pas dore ose detyrohen te luftojne per mbijetese . Te harruar ne kushte jo te shendetshme , me pak shprese per te jetuar ditet e tyre prane ngrohtesise njerezore ,pa dashurine qe ato e meritojne . Disa jane gjetur dhe shpetuar duke ju dhene shansi per ta shijuar bukurine e jetes me njerezit . Te tjereve nuk I eshte dhene ky fat .Per tu rritur si nje komb duhet te luftojme per te mbrojtur keto kafshe te mjeruara , te drejtat e tyre  dhe te ndeshkojme pronaret e pashpirt .Eshte  ne doren tone per te ngritur zerin ne mbrojtje te ketyre krijesave  te cilave u mungon zeri . Po nuk e beme ne atehere kush do ta beje ? Eshte nje ceshtje aq e trishtueshme dhe e rendesishme sa cdokush prej nesh duhet te beje dicka . Kafshet jane  si njerezit .Ato marrin fryme si ne dhe kjo eshte arsyeja pse ne duhet ti mbrojme . Kafshet nuk kane ze prandaj duhet te behemi ne zeri  I tyre . Zeri ,per te thene se Zoti I vuri  kafshet ne toke qe ne ti duam dhe jo ti keqtrajtojme . Fatkeqesisht nuk ekziston nje zgjidhje e shpejte por per kete problem ka shume gjera qe ne mund te bejme per te ndihmuar sadopak .Askush nga ne nuk mund te beje qe abuzimi ndaj kafsheve te zhduket neser por cdokush nga ne mund te ndihmoje ne kete nisme humane . Kjo nuk do te thote qe ti duhet te  behesh “fanatik “ i te drejtave te kafsheve  dhe as te jesh pjese  e cdo organizate ne mbrojtje te kafsheve . Ekzistojne shume gjera qe nje njeri mund ti  beje shume thjesht , ti duash dhe ti mbrosh kafshet…

 

Grafite Murale të realizuar në Elbasan.

Nxenësit e shkolles “Kostandin Kristoforidhi” në proçes krijues… 🙂

Çfarë mendon për këtë projekt?
Xhorxhina (grafit) : Shumë i mirë, për të aftësuar dhe nxjerrë në pah talentin tonë..

Çfarë mendon për këtë projekt?
Xhulia (grafit): Shumë i bukur, u kënaqa, shpreha atë që kisha dëshirë prej kohësh..

Çfarë mendon për këtë projekt?
Sara, Megi, Kastër, Elvisi (grafit): Hera e parë që bëjmë grafit mural. Pak e vështirë për të kombinuar ngjyrat.

Çfarë mendon për këtë projekt?
Grupi “Boomerang” (photovoice): Me anë të foografisë dixhitale do të evidentojmë ndotjen në vende që të meritojnë kujdes më të madh.

Video e realizuar nga Edrin Koleka.  (c) Edrin Koleka, Art Kontakt.

Dy (2) komente nga Kristoforidhi.

Benedi, Albjoni, Renaldi :
(punuan me tekniken e Grafit Mural, nën kujdesin e Fioralbës)

“Kemi modeluar syrin e Big Brother. Edhe kombinimin e ngjyrave e kemi përzgjedhur vete. është hera e parë që bëjmë grafit. Dëshirojmë të përsëritet kjo pervojë. Do të bënim grafit  nëqytet, edhe nëse policia nuk do të na lejonte..”  ( …edhe pse ne u keshillojme të marrin leje sëpari 🙂 … )

(c) Edrin Koleka , Art Kontakt

Majlinda Dhimo :
(mësuesja e informatikes)
Më pelqen që punet e Grafit Mural mbeten në ambjentet e shkollës. Punuan mire. Më pelqeu, sidomos, stema e shkolles, simboli i paqes dhe ndërtesa e metalurgjikut. Më pëlqeu shumë dhe figura e engjëllit nga Xhorxhina. Do më pëlqente të përseritej projekti..

Gjimnazi Kostandin Kristoforidhi mbyll javen e parë të Shkollës Krijuese.

Shkolla krijuese ka zbritur për here të parë në Elbasan, në shkollen e mesme Kristoforidhi.
Diten e marte (11.01.2011) rreth 50 nxenes kanë mirëpritur stafin e Art Kontakt duke i dhëne rrugë projektit, të ideuar nga Qendra Kulturore, për trajtimin e problemeve sociale me mediume artistike.

(c) Edrin Koleka , Art Kontakt

Menjëherë pas prezantimit me stafin dhe projektin, Sofia Kalo dhe Fioralba Kryemadhi kanë folur mbi teknikat e Fotografisë (photovoice) dhe Grafitit Mural duke i njohur nxenesit me pjesen teorike të punës që do të zhvillonin diten e dytë të takimit me trajneret.
Në prezantimet e shfaqura për ta, janë përmendur shembuj të përdorimit të këtyre teknikave në vende të ndryshme dhe historiku i tyre në botë dhe në Shqipëri.

Nxënesit bashkarisht me trajneret, pas një bisede rreth ambjentit social ku ata jetojnë, kanë përzgjedhur temat e punëve duke u ndarë në grupe.

Të gjithë grupet kanë vendosur diten e parë të takimit me trajneret si do të krijojnë punët e tyre, vendet ku do t’i realizojnë dhe kanë përvetësuar teknikat me të cilat do t’i krijojne ata e do të komunikojnë mesazhet lidhur me temat sociale që i kanë shqetësuar e si konseguence kanë perzgjedhur për t’i trajtuar.

Dita e fundit në shkollen Kristoforidhi ka qënë plotësisht e dedikuar krijimit të veprave të studentëve. Ata kanë realizuar gjithçka ishte diskutuar në takimin e mëparshëm, nën kujdesin e Sofias dhe Fioralbes.

Në hapsirat e lejuara nga shkolla grupi nën kujdesin e Fioralbes ka krijuar Grafite Murale, të cilët janë ndjekur , fotografuar dhe filmuar nga Edrini e që mund t’i shihni në flickr dhe në youtube. Ata kanë zgjedhur të krijojnë një mur, brenda ambjentit të tyre shkollor nën temen “Midis ëndrrës dhe realitetit”.
Kjo temë do të realizohet në po të njejtën teknike edhe nga shkollat e tjera, te cilat në fund do të konkurojnë për rezulatin me të mirë.

Të rinjtë që kanë përdorur tekniken e Photovoice, nën kujdesin e Sofias, duhet të kalojnë edhe një fazë të shkurtër përzgjedhjeje, nga ku do të mblidhen në një veper të përbashkët fotot më të mira të grupeve të krijuara ditën e parë.
Kjo përmbledhje do të konkurojë me ato të shkollave të tjera, e siç do të ndodhë me Grafitit Mural, do të përzgjidhet shkolla me përmbledhjen më të mirë.

Grupi “Free style” i cili do te trajtoje temen “Ndotja e ambjentit”
Grupi “Boomerang” i cili do te trajtoje temen “Shperdorimi i kohes se lire”
Grupi “Love&Space” i cili do te trajtoje temen “Qarkullimi rrugor”
Grupi “New Age” i cili do te trajtoje temen “Adoleshenca”
Grupi “Reality” i cili do te trajtoje temen “Varferia”
Grupi “The best” i cili do te trajtoje temen “Braktisja e kafsheve”.

Lërmëni t’iu tregoj një sekret për t’a mbyllur këtë shkrim, bashkë me këtë javë :
Kur stafi u mblodh një dite para fillimit të projektit, të gjithë ishim paksa nervozë edhe pse optimistë.

Nxenësit  në shkollen Kristoforidhi,në Elbasan, edhe pse kohët ishin vertetë të ngjeshura, të interesuar dhe kuriozë që në fillim ia kanë arritur plotësisht qellimit, duke realizuar idetë e tyre e duke ua zhdukur “nervozitetin” stafit tonë :).

Gjatë javës, nderkohë që stafi do të jetë duke punuar në Durrës, në shkollën  Naim Frashëri, ju do të gjeni të postuara foto dhe materiale nga shkolla Kristoforidhi, në Elbasan dhe në fund të javës së dytë do mund të lexoni përmbledhjen e eksperiencës së studentëve në Durrës.