Programi & Stafi

Qëllimi:
“Rritja individuale dhe kolektive e të rinjve të shkollave të mesme duke nxitur krijimin e një mjedisi të shëndetshëm edukativ dhe miqësor në ambjentin e shkollave të mesme nëpërmjet realizimit të aktiviteteve socio-kulturore që kane si element të rëndësishem integritetin e të gjitha formave kreative ekzistuese te studentët, krijimin e një mjedisi komunitar miqësor për të rinjtë studentë, duke nxitur në të njëjtën kohë bashkëpunimin prindërit dhe vetë anëtarët e komunitetit, si dhe me pushtetin lokal.”

Kohezgjatja : Dhjetor 2010 – Mars 2011

 

STAFI:

Andi Tepelena: DREJTUES I PROGRAMIT dhe themelues i Art Kontaktit .

Edrin Koleka: KOORDINATOR I PËRGJITHSHËM. Edrini kryen studimet në nivelin e master-it në degën e Komunikim Interkulturor ne Universitetin e Tiranës.

Sofia Kalo : TRAJNUESE. Sofia është studente doktorante ne degën e Antropologjisë Sociale në Universitetin e Massachusetts, Amherst ku studion art-prodhimin e periudhës socialiste dhe pas-socialiste në Shqipëri. Ajo do të mbikëqyre aspektin Photovoice të projektit..

Fioralba Kryemadhi: TRAJNUESE. Fjoralba është studente në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dhe do të udhëheqë projektin e Grafitit Mural.

Ardita Gjeci: KOMUNIKIM . Ardita është studente në degen Ekonomiks në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ka studjuar fillimisht në Milano Menaxhim Arti dhe Komunikimi, në Universitetin Luigi Bocconi. Ajo do të kujdeset për komunikimin online të projektit.